Putin ndjeu efekte anësore pas vaksinimit: U zgjova të nesërmen dhe ndjeva...

Presidenti rus, Vladimir Putin tha ditën e sotme se kishte përjetuar efekte anësore të vogla nga vaksina e koronavirusit.

Ai mori dozën  e parë të martën më 23 mars, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar një intervistë televizive.

U zgjova të nesërmen në mëngjes pas vaksinimit dhe më dukej se ndjeva dhimbje të lehtë në muskuj. Mora një termometër dhe  temperatura ime ishte normale, ” i tha ai kanalit televiziv shtetëror Rossiya 1.

Ai tha se gjithashtu kishte një ndjenjë të pakëndshme në vendin e injeksionit.

Lexo edhe: Vladimir Putin merr vaksinën Sputnik V kundër covid-19

Kremlini njoftoi vendimin e Putinit për t'u imunizuar kundër koronavirusit në dhjetor dhe presidenti tha se vonesa ishte për shkak të një nevoje për ta kombinuar atë me vaksinat e tjera që ai planifikoi të merrte.

Putini tha se të treja vaksinat ruse, më e njohura dhe më e përhapura nga të cilat është Sputnik V, ishin pothuajse të barabarta.

Rreth dy të tretat e rusëve nuk janë të gatshëm të marrin vaksinën Sputnik V, sipas sondazhit të pavarur Levada Center, me shumicën e të anketuarve që përmendin efektet anësore si arsyen kryesore.

Rusia filloi fushatën e saj të vaksinimit kundër koronavirusit në dhjetor. Të hënën e kaluar Putini tha se 4.3 milion nga 144 milion rusë deri më tani kishin marrë të dyja dozat e vaksinës.

Rusia ka regjistruar mbi 4.5 milion infeksione nga koronavirusi deri më tani.

Putini tha se ai pret që Rusia të arrijë imunitetin e popullsisë dhe të heqë kufizimet e lidhura me pandeminë deri në fund të verës, raporton Reuters.

Me shpërthimin e ri të koronavirusit, disa shkencëtarë shpresojnë se imuniteti i tufës do të fillojë kur 50% dhe 70% e një popullate është imune.