Angli, vranë snajperistin e ISIS për shtëpinë e drogës, dënohen me 53 vite burg shqiptarët

Qazim Marku dhe Dorjan Pirijan, 3 shqiptarë në Angli janë dënuar me nga 19 vite burg pasi vranë në vitin 2019 snajperistin kurd, Hamawand Ali Hussain.

Hamawand Ali Hussain u gjet i vdekur në një pronë në Charterhouse Street, Rift House, Hartlepool në 14 Shtator 2019.

Tregtari 30-vjeçar i drogës ishte qëlluar në një distancë të afërt me një armë gjahu pasi kishte shkuar në shtëpi e ekzekutorëve me premtimin e krijimit të një ferme kanabisi nga një bandë shqiptare e drogës.

Ditën e djeshme, Noza Saffari, 39 vjeç, Qazim Marku, 25, dhe Dorian Pirija, 33, u burgosën për një total prej 53 vjetësh për rolin e tyre në vrasjen e Hussain.

Pas dënimit, familja e Hussain, thanë se ai ishte një baba i shkëlqyer dhe fëmijët e tij e shihnin atë si heroin e tyre.

"Ata e dinin për përfshirjen e tij duke luftuar kundër ISIS dhe ndiheshin kaq krenarë për këtë, ashtu si familja dhe pjesa tjetër e komunitetit Kurd. Familja dhe besnikëria ishin shumë të rëndësishme për Hammon dhe ai kishte një marrëdhënie të ngushtë me prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij në Kurdistan."

Hussain kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar në 2005 dhe ishte një shtetas britanik. Ai ishte gjithashtu një trafikant kanabisi.