Lëkundje tërmeti me magnitudë 5.4 pranë Adriatikut
Lëkundje tërmeti me magnitudë 5.4 janë ndjerë pranë Adriatikut.
Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në Bari e Napoli të Italisë dhe në disa qytete të tjera.
Sipas të dhënave të para të siguruara nga Qendra Sizmologjike, tërmeti ka qenë 5.4 ballë, i shkallës Rihter.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti epiqendra e lëkundjeve ishte 63 km nga Vieste në Provincën e Foggia-s në Itali.
Lëkundjet janë ndjerë po ashtu edhe në Kroaci, ndërkohë sipas të dhënave të ESMC thellësia e vatrës ishte 10 km.
Corriere della Sera, bën me dije se tërmeti është ndjerë në Bari , San Giovanni Rotondo dhe Pescara. Po ashtu mësohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Romë, Napoli dhe Avellino.
Deri më tani mediat nuk kanë raportuar për të lënduar apo dëme materiale.