Protestat pro-demokracisë në Mianmar, vriten 89 persona, mes tyre dhe fëmijë

Të paktën 90 persona u vranë të shtunën në Mianmar, ndërsa junta vazhdoi goditjen brutale ndaj protestuesve pro-demokracisë në të gjithë vendin në Ditën e Forcave të Armatosura.

BBC, shkruan se kjo është një nga ditët më vdekjeprurëse të protestave që nga grushti ushtarak i 1 shkurtit. Po ashtu, bëhet e ditur se mes të vdekurve janë edhe fëmijë.

Goditja vdekjeprurëse erdhi ndërsa protestuesit, kundërshtuan paralajmërimet dhe dolën në rrugë në Ditën vjetore të Forcave të Armatosura.

Sipas mediave të huaja, me vdekjet e regjistruar ditën e sotme numri i viktimave, ka shkuar më shumë se 400 persona.

Sakaq, mësohet se zyrtarë të SHBA, MB dhe BE dënuan dhunën, ku Ministri i Jashtëm Britanik Dominic Raab e përshkroi atë si një "ultësi të re".

Protestat në Mianmar kanë nisur që prej 1 shkurtit. Qindra qytetarë që prej një muaji kanë marshuar në rrugë, për largimin e juntës.