Një pilulë mini-kamera për të zbuluar sëmundjet
Shërbimi Shëndetësor Britanik ( National Health Service), sapo ka nisur një program të gjerë testimi me kapsula-video endoskopike: mjafton të gëlltitet një pilulë për të kryer një endoskopi, dhe kështu të nxjerrë në pah shenjat e tumorit ose sëmundje të tjera të sistemit të tretjes.
Projekti, i cili, sipas NHS, do të përfshijë mbi 11,000 pacientë në Angli - përfshin përdorimin e një pilule të pajisur me një aparat fotografik.
Pasi të gëlltitet, duke kaluar nëpër traktin tretës, pilula bën fotografi, duke përgjuar praninë e ndonjë anomalie.
Ekzaminimi i përgjithshëm zgjat disa orë, mund të bëhet në shtëpi dhe të dhënat e marra nga kapsolla dërgohen në një hard disk që mban pacienti.
Çdo gjë bëhet pa nevojën e qëndrimit në një institucion shëndetësor, duke lehtësuar kështu sistemin shëndetësor tashmë të provuar nga urgjenca dhe ngadalësimin e të gjitha procedurave anti-ngjitëse.