Argjentina kujton 45 vjetorin e diktaturës, demonstruesit mbjellin pemë për jetët e humbura
Mbi 30 mijë argjentinas mendohet të kenë humbur jetën si pasojë e regjimit diktatorial ushtarak të vendosur 45 vite më parë.
Organizatat për të drejtat e njeriut dhe shoqatat për të zhdukurit e të burgosurit politikë demonstruan të martën në kujtim të viktimave.
Për çdo viktimë, ata vendosën të mbjellin një pemë, si gjest për të mbajtur në memorie të vërtetën e diktaturës, që ajo të mos harrohet.
"Po mbjellim jetë në emër të të vdekurve tanë, të atyre 30 mijë që nuk janë këtu dhe duhet t'i kujtojmë çdo ditë," tha Tatiana Sfiligoy Ruarte Britos, vajza e një personi të zhdukur gjatë diktaturës.
"Është slogan i fuqishëm sepse kujtesën tonë te pasardhësit mund ta mbjellim me një pemë, me një klithmë, me protestë, edhe me dashuri," tha Lita Boitano, e afërme e personave të zhdukur në diktaturë.
Grushti ushtarak në Argjentinë nisi më 24 mars 1976 dhe zgjati deri në vitin 1983.
Shkolla e Marinës e atyre viteve, tashmë një Muze i Kujtesës, u kthye në një qendër torturash e vrasjesh duke u marrë.
Nga 5 mijë që u bënë pjesë e saj, vetëm një qind mundën të mbijetojnë.
Shumë të burgosur u droguan ose u hodhën të gjallë në det nga avionët; të tjerë u ekzekutuan.
Me vendosjen e demokracisë, pas vitit 1983, mbi 1 mijë shefa ushtarakë, oficerë dhe policë u dënuan për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Diktatori Horhe Videla ndërroi jetë në burg në 2013-ën, i akuzuar përjetë për krime kundër njerëzimit dhe për planin e grabitjes së foshnjave dhe fëmijëve nga të burgosurit politikë.