Djali i Trump ironizon Biden, bën montazh për rrëzimin e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2021, 09:52
Djali i ish-presidentit amerikan, Donald Trump Jr, ka ironizuar rrëzimin e Presidentit Biden një ditë më parë teksa po ngjitej shkallëve për të hipur në aeroplan.
Nëpërmjet një video-montazhi të postuar në llogarinë e tij në Twitter, shihet Donald Trump i cili godet topin e golfit në një fushë, ndërsa në pjesën e dytë të videos duket sikur topi e godet prapa kokës Biden në momentin e rrëzimit.
Lexo edhe: Presidentin Biden nuk e mbajnë këmbët, rrëzohet disa herë teksa ngjit shkallët e avionit
Krahas videos ai kishte shkruar:" Nuk ishte era njerëz," duke iu referuar njërës prej arsyeve të rrëzimit sipas Shtëpisë së Bardhë.
It wasn’t the wind folks. pic.twitter.com/jYc01dBZCe
— Donald Trump Jr. (@DonaldJTrumpJr) March 19, 2021