Italia përkujton viktimat nga koronavirusi, një minutë heshtje në të gjithë vendin

Flamuj në gjysmë shtizë dhe një minutë heshtje në të gjithë Italinë në 18 Mars për Ditën e parë Kombëtare në kujtim të viktimave të Covid.  Kjo ditë përkon me një moment të pashlyeshëm në kujtesën e italianëve: një vit më parë një kolonë e automjeteve të ushtrisë u largua nga Bergamo me arkivolët e viktimave Covid. Varrezat e qytetit Orobic ishin në kolaps dhe trupat duhej të transportoheshin në furrat krematoriale të rajoneve përreth.

Në Bergamo, në orën 11 të mëngjesit, në prani të Kryeministri Mario Draghi dhe Presidentit të Rajonit të Lombardisë Attilio Fontana, një kurorë me lule u vendos në varrezat monumentale të qytetit; më pas në Parkun Martin Lutero alla Trucca, inaugurimi i “Bosco della Memoria” do të bëhet me ceremoninë për mbjelljen e 100 pemëve të para.

Në Romë, presidentët e komisioneve të Senatit, me ftesë të presidentes së asamblesë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, mbajtën një minutë heshtje. Përveç kësaj, flamujt e dhomës së sipërme u ngortën në gjysmë shtizë. Në Milano, në Piazza Scala, kryetari i bashkisë Giuseppe Sala kujtoi  viktimat e pandemisë.

Italia vazhdon betejën me covidin teksa pritet që për festimet e Pashkëve disa rajone që janë zonë e kuqe të jenë tërësisht të izoluara.