Me armë dhe 113 fishekë në makinë, arrestohet 31 vjeçari jashtë rezidencës së Kamala Harris

Policia arrestoi një burrë  jashtë rezidencës zyrtare të zëvendës presidentes amerikane Kamala Harris, i cili po përballet me akuzën e mbajtjes së armës dhe municioneve.

Një zëdhënës i policisë tha se kishin marrë një thirrje për një person të dyshimtë, i cili u ndalua nga Shërbimi Sekret Amerikan.

Policia e DC thotë se oficerët arrestuan 31 vjeçarin Paul Murray, nga San Antonio jashtë rezidencës së Kamala Harris.

Sipas raportit policor atij iu sekuestrua një armë tip AR-15, 113 fishekë municioni të paregjistruar dhe 5 revista.

Ai akuzohet për mbajtje të armës dhe posedim të municionit të paregjistruar.

Shërbimi sekret amerikan i tha CNN se oficerët e Divizionit e arrestuan burrin përpara se të mbërrinte policia metropolitane në skenë.