Aeroplani sportiv rrëzohet dhe përfshin makinën, humbin jetën nënë e bir
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2021, 14:22
Një aksident tragjik ka ndodhur në Florida të SHBA-së ku si pasojë humbën jetën nënë e bir.
Një aeroplan i vogël sportiv teksa po tentonte të zbriste në tokë është përplasur me një automjet ku drejtuesja e makinës ka mbetur e plagosur.
Deri më tani nuk dihen arsyet e rrëzimit i cili u përplas në asfalt dhe me pjesën e pasme të veturës ku si pasojë ka ardhur dhe një shpërthim.
Rrëzimin e aeroplanit po e heton edhe Këshilli Kombëtar për Transport dhe Trafik Ajror, ndërsa kamerat e sigurisë të vendosura para derës së një shtëpie private, kanë kapur momentin kur aeroplani përplaset me veturën.