E tmerrshme/ Militantët islamikë masakrojnë fëmijët duke ja prere kokën

Fëmijët po bien pre të masakrave nga militantë islamikë në Afrikë.

Organizata "Save the Children", që promovon të drejtat e fëmijëve, njoftoi se personat nga 11 vjeç e sipër po ekzekutohen me prerje koke në shtetin juglindor të Mozambikut.

Krimet po kryhen në provincën e varfër dhe me shumicë myslimane të Kabo-Delgados.

Konflikti në zonë ka lënë mbi 2,600 të vrarë dhe sulmet në fshatra vetëm sa janë përshkallëzuar në muajt e fundit.

Zona bastiset herë pas herë nga grupi xhihadist, al-Shabab dhe mbështetës të Shtetit Islamik.

Qëllimi është vendosja e një qeverie islamike dhe shfrytëzimi i burimeve të pasura të zonës, kryesisht minerale dhe gurë të çmuar.

Që prej vitit 2017, kur nisi dhuna në Mozambik, qeveria ka kryer disa operacione kundër militantëve, por autoritetet e kanë të vështirë gjurmimin për shkak të fshehjes së tyre mes pyjeve të dendura.