Meta i vendosur: Kurrë më marrëveshje politike me Edi Ramën
Gjatë intervistës së tij për gazetarin Çim Peka, në Syri TV, Presidenti i Republikës Ilir Meta hodhi çdo mundësi për një bashkëpunim të ri të mundshëm politik me kryeministrin Edi Rama.
Teksa u ndal te marrëveshja e 1 Prillit 2013, Meta deklaroi se "marrëveshjet e mia me Ramën ne 2013 dhe 2015, kanë që të drejta sepse marrëveshjet kanë qenë parimore, në interes te Bashkimit Europian dhe në mbështetje të reformave, por Rama i përdori të gjitha këto, për të kapur gjithë shtetin".
Presidenti Meta: Unë kam bërë dikur një marrëveshje me kryetarin e Partisë Socialiste për Shqipërinë Europiane, të cilën është treguar i kujdesshëm që ta zbatoje dy vjet duke qenë se e dinte që pa koalicionin me LSI-në ai i kishte të humbura të gjitha bashkitë.
Kushti ka qenë votimi i tre ligjeve. Tani e kam bere te qarte: Kurrë më marrëveshje politike me Edi Ramën.
Presidenti Ilir Meta lëshoi edhe një tjetër mesazh: "Të jenë të qartë të gjithë, në këtë betejë unë nuk jam vetëm. Kam me vete të gjithë popullin e Shqipërisë".
Lexo edhe: Rama bën diversion nga Lezha: LSI problemi më i madh i vendit. PD është ndryshe