Përplasja në Elbasan, Gjikondi: Opozita t'i lërë provokimet, po futen në 25 prill si dështakë
Në PolitikOn nga Alfred Lela, juristja Brizida Gjikondi lidhur me ngjarjen e përplasjes në Elbasan, tha se opozita duhet të heqë dorë nga provokimet.
Gjikondi: Provokimi me fyerje që është bërë klishe këto kohë dhe me flamuj, patjetër që do të kishte një reagim, me të fortë dhe me kriminelë që do t'i dilnin për zot ata që e kishin në besë Ramës.
Edhe konferenca që ka bërë sekretari i përgjithshëm i PD-së duke i etiketuar si anëtarë të bandave kriminale, për mua është një benzinë që i hidhet zjarrit, sepse nuk janë prokurorë që të japin verdikte. Elementin kriminal e kemi mes nesh, por nuk mund t'i hidhet benzinë.
Opozita nuk duhet të provokojë më dhe të jesh 8 vite në opozitë e të vazhdosh shpresosh te provokimet, tregon se e fillon rrugëtimin për 25 prillit si një dështak.