Përplasja në Elbasan, Zyla: Militantët e PS u prekën nga thirrjet kundër Ramës
I ftuar në “Politik On”, në RTV Ora, ku po diskutohet mbi përplasjen e djeshme në Elbasan mes militantëve të PS dhe PD, eksperti i komunikimit Julian Zyla u shpreh se, eksponentët e PS u prekën nga thirrjet në adresë të kryeministrit Edi Rama.
Lexo edhe: “Luftë” politike për Ditën e Verës në Elbasan, grushta dhe fyerje mes militantëve të PS-PD
“Kthe pamjet Lela, se unë pashë të kundërtën. Ata të PS-së shkuan deri në një fare vendi, mbetën aty dhe pastaj erdhën të PD-së e iu çuan drejt. Ktheji pamjet, nuk e di sa metra katrorë e ke atë ekranin aty. Po ti kthesh, ke eksponentë të PD-së që vijnë e gjuajnë.
Nëse është demokratike të thuash “Rama ik” apo “Basha Ik” etj me rradhë, sado satirike mund të duket, pot ë shohësh pamjet ata, si të thuash, ata u prekën nga thirrjet kundër kryeministrit. Bënë një gjë që nuk duhej bërë, që shkuan drejt turmës së PD", tha ndër të tjera Zyla.
Afred Lela: Zyla ta pranojmë, “Rama ik” dhe “Basha ****”, ato që kemi dëgjuar janë shumë…
Pas ngjarjeve të djeshme, Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe njëherazi drejtuesi politik në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi publikoi emrat e personave që sipas tij, kanë rekorde kriminale dhe vepruan në 'mbrojtje' të kreut të mazhorancës.
Lexo edhe: FOTO-EMRA/ Bardhi: Ja “të fortët” e Ramës që prishën festën në Elbasan