Tjetër tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet shkundin edhe Bilishtin

Rikthehet frika e tërmeteve në Greqi.

Disa ditë pas tërmeteve të forta që tronditën zonën e Larisas, një tërmet me magnitudë 5.3 ballë lëkundi para pak minutash Veriun e shtetit helen, 19 km në jugperëndim të Elassona, 133 km në juglindje të Bilishtit.

Lëkundje janë ndjerë edhe në juglindje të Shqipërisë.

Siç njofton IGJEUM, në qytetin e Bilishtit janë regjistruar lëkundje me magnitudë 3.9 ballë.

Ende nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz.