"Na shpëtoftë Zoti të gjithëve!" Urimi i shitëses ambulante të veroreve për Ditën e Verës

Kjo zonjë, shitëse ambulante, ishte ndër të paktët qytetarë që u pa në rrugët e Tiranës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Edhe ajo më shumë se për të festuar, zuri një cep të rrugës me shpresën për të fituar diçka me veroret që kishte përgatitur, një nga simbolet e Ditës së Verës.

Ndërsa hyjmë në pranverë nga një vit i vështirë pandemik edhe urimi kryesor është për më shumë shëndet.

"Të gjithë ta gëzojnë festën e Ditës së Verës dhe ta kalojnë më mirë këtë Covid, që biem në darkë dhe themi a do të gdhihemi në mëngjes. Na ka bërë me stres. Ishalla do Zoti na shpëtoftë të gjithëve" uron zonja përmes mikrofonit të Ora News.

Për shkak të masave anti-Covid, rrugët ishin pothuajse bosh edhe pse festa e Ditës së Verës.

Dekori i bulevardit, ishte i vetmi simbol që lajmëronte festën.