Elbasan, makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, dy të plagosur rëndë

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident rrugor në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës. Mjeti me targa AA 379 IN ku udhëtonin dy të plagosurit mësohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës tek ura e Shkumbinit, në lagjen Shënkoll.

Lexo edhe: Fier, makina del nga rruga, plagosen dy të rinj nga Berati

Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për aksidentin.