“Unë jam lart, ndërsa ju poshtë” Gjoni reagon ndaj deklaratave të Ramës: Në studimet e komunikimit përfaqëson një njeri në krizë

Pedagogia e Komunikimit Edlira Gjoni për RTV Ora ka komentuar fushatën e përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të krahasuar kandidatët e PD me ato të PS.

Gjoni ka thënë se në studimet e komunikimit këto janë shenja të një njeriu që është në krizë, teksa e cilëson këtë si një turk të një njeriu 5 vjeçar.

Gjoni: Kam qenë një nga zërat më të fortë. Jo vetëm ndaj grave, por ajo ishte një shpalosje denigruese ndaj të dyja gjinive. Secilin prej kandidatëve të PD, Rama e kishte shfaqur në mënyrën më të ulët, më denigruese, më fyese dhe më shpifëse të mundshme. Është një truk shumë i vogël që e përdorin fëmijët e kopshtit, një formë sjellje që resht së përdoruri nga njerëzit kur janë 5 vjeç dhe sipër. Ti deformon fotografinë e njeriut që do ta shash dhe përballë i vendos një fotografi të retushuar Facebook-u të krahut tjetër.

Lexoe edhe: Pas ironisë së Ramës, reagon Duma: Sulm i ulët, reflekton për humbjen e PS në zgjedhje

Një mënyrë më të shëmtuar se sa kjo, më amatoreske se sa kjo dhe ai e quan satirë politike.
E dëgjova me vëmendje kryeministrit teksa thonte “Ç’të bëj unë kur ju nuk e kuptoni që unë jam kaq lart, ndërsa ju jeni këtu poshtë”. Asnjëri prej nesh nuk e kupton satirën dhe gjeninë e tij politike. Të gjitha studimet për komunikimin thonë se përdorimi i këtyre talljeve dhe përzgjedhjesh manipuluese e denigruese janë shenjë e qartë e një njeriu që nuk është rehat, që është në krizë.

Intervista në studio për gazetaren Besmira Pelushaj, përgatiti për online Tea Islamaj.