Shkakton mpiksje gjaku? OBSH: Nuk ka arsye përse të tërhiqni AstraZeneca-n
Vendet nuk duhet të ndalojnë përdorimin e vaksinës nga AstraZeneca nga frika se kjo vaksinë shkakton mpiksje të gjakut, pasi nuk ka informacion që tregon se kjo është e vërtetë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas BBC, Bullgaria është vendi i fundit që mori vendimin të pezullojë përdorimin e kësaj vaksine.
Mirëpo, një zëdhënëse e OBSH-së tha se nuk kishte ndonjë lidhje midis vaksinës dhe zhvillimit të një mpiksjeje.
Margaret Harris tha se ishte një “vaksinë e shkëlqyeshme” dhe se duhet të vazhdojë të përdoret.
Bëhet e ditur se rreth pesë milionë europianë e kanë marrë tashmë vaksinën e AstraZeneca-s.
Deri më tani janë raportuar rreth 30 raste në Europë të “rasteve tromboembolike” ose zhvillimit të mpiksjes së gjakut pas administrimit të vaksinës.
Harris deklaroi se Organizata Botërore e Shëndetësisë po heton raportet