Italia mbyllet për Pashkët

Në Itali rikthehen zonat e kuqe e për tre ditë rresht i gjithë vendi do të kthehet në një regjim lokcdowni total.

Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza ka deklaruar paraditen e sotme se për tre ditë rresht nga data 3 prill deri më 5 prill, Italia do të jetë në një izolim kombëtar për të parandaluar rrezikun e lartë të infektimit gjatë javës së Festës së Pashkës.

Lëvizjet e qytetarëve gjatë javës së kësaj feste fetare, mund të ndikojnë në keqësimin e situatës pandemike në vend. 

Por jo vetëm kaq, kurba pandemike në Itali shfaqet aktualisht mjaft preokupuese e ka detyruar qeverinë italiane në një mbledhje urgjente për të firmosur masa shtesë shtrënguese me kohëzgjatje rreth 2 javë.

Gjatë ditëve të fundit  është regjistruar një rritje e dukshme e numrit të të infektuarve e të viktimave Covid e në 24 orët e fundit janë shënuar 373 viktima e 25 653 të infektuar.

Preokupimi është shtuar dhe për shkak të përhapjes së varianteve të reja të virusit Covid 19. 

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit publik varianti anglez i virusit është verifikuar në gati 54% të rasteve të infektimit, në 4% janë rastet e infektimit me variantin brazilian e 0.4% me atë afrikano-jugor.

Komitetit tekniko-shkencor e autoritetet shëndetësor italiane kanë rekomadnuar qeverinë Draghi për shtimin e masave të reja shtrënguese kundër rrezikut pandemik.

Në ora 11.00 të ditës së sotme Kryeministri Mario Draghi ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Minsitrave ku pritet të aprovohet drafti i masave të reja antiCovid.

Duke iu referuar të dhënave të fundit, janë 12 rajone italiane që rrezikojnë të shndërrohen në zonë të kuqe për shkak të numrit të lartë të personave të infekuar në cdo 100 mijë banorë si dhe për vështirësitë e sistemit shëndetësor territorial e mungesën e shtrëtërve në repartet Covid e në ato të terapisë intesive.

Janë aktualisht 12 rajone italiane ndër 21 që ka vendi, të cilat kanë kapërcyer koeficientin e infektimit RT 1, 25 i konsideruar si kufiri maksimal i një niveli infektimi nën kontroll

Masat e reja të qeverisë italiane priten të hyjnë në fuqi prej ditës së hënë 15 mars e me kohëzgajtje deri më 28 mars.

Ndërsa lockdoëni total do të jetë prej datës 3 prill deri më 5 prill.