VIDEO/ Nuk kishte vendosur maskën, policia arreston dhunshëm burrin para syve të djalit të tij

Policia çeke në qytetin Uhersko Hradishte, e ka shtrirë burrin në tokë para syve të djalit të tij pasi ai nuk kishte vendosur maskë.

Burri kishte dalë për shëtitje së bashku me djalin e tij të vogël, kur policia e ndaloi për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID, duke i detyruar që ta arrestojnë.

Ata e rrëzuan në tokë dhe tentonin ta prangosnin, e djali i tij i vogël që para syve të tij ndodhi gjithçka nuk ndalej duke qarë.

Megjithatë ishte punonjësja e një marketi afër që e mori djaloshin duke u munduar ta qetësojë.

https://www.youtube.com/watch?v=m8bw_r_i3Ew&t=21s