Video që po bën xhiron e rrjetit, gjyqtari i ndeshjes urinon në mes të fushës së futbollit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2021, 12:16
Një video e gjyqtarit së një ndeshje në Kupën e Brazilit teksa urinon në fushë është bërë virale në rrjet.
Denis Da Silva Ribeiro Serafim, pak para nisjes së ndeshjes duket se është ndjerë në siklet dhe nuk ka përtuar fare për të urinuar në mes të fushës.
Pas gjithë kësaj skene që është filmuar, gjyqtari i ndeshjes ka rregulluar pantallonat dhe ka vijuar përgatitjet sikur asgjë nuk kishte ndodhur.
Video është më e klikuara e orëve të fundit, ndërkohë që ndeshja është mbyllur me rezultatin 2 me 0.
Mano, o juiz mijou perna abaixo. pic.twitter.com/RR0e6ZnZSw
— Fael Lima (@faelslim) March 12, 2021