Kërcënuan dhe fyen presidentin italian, nën hetim 11 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë
Autoritetet italiane kanë vënë nën hetim 11 persona, mes të cilëve edhe 2 shqiptarë, padi këto të fundit kanë kërcënuar dhe fyer presidentit italian Sergio Mattarella.
Reagimi i tyre i ashpër erdhi pasi kreu i shtetit italian mori vaksinën anticovid.
Kërcënimet e tyre ne rrjetet sociale degradonin deri në pikën që rrezikonin edhe sigurinë jetësore të Mattarellas.
"Le të armatosemi dhe të shkojmë ta vrasim atë djalë të tr ...", "Unë uroj që të vdesësh keq", "Unë nuk mund të pres për varrimin tuaj", janë disa prej mesazheve të inkriminuara që kontestojnë marrjen e masave të ndërmarrja nga qeveria.
Nese e keni humbur: Shpërthimi te “Komuna e Parisit”, merret në pyetje prokurori Arjan Muça. Policia kqyr kamerat e sigurisë
Dy shqiptarët e akuzuar, janë Irena Salati që jeton në kryeqytetin italian të Romës dhe Arjan Karagjozi, elektriçist në Genova, raporton La Repubblica.
Sipas mediave italiane, shkeljet dhe kërcënimet ishin drejtuar gjithashtu kundër ish-kryeministrit Giuseppe Conte dhe Mario Monti dhe ish-ministres Elsa Fornero.