“Pavarësia” e Hong Kongut, Kina kalon rezolutën që i lejon t’i ndërhyjë në zgjedhje

Kina ka miratuar një rezolutë për të rregulluar sistemin zgjedhor të Hong Kongut. Masat e reja zvogëlojnë numrin e ligjvënësve opozitarë dhe rrisin numrin e zyrtarëve që janë miqësorë me Kinën.

Kina ka miratuar një plan për të siguruar që njerëz të cilët kanë pëlqyeshmëri për Kinën dhe janë miqësorë me atë, të drejtojnë Hong Kongun. Shumë banorë të Hong Kongut janë të shqetësuar për forcimin e kontrollit kinez mbi vendin dhe goditjen e disidentëve.

Kongresi Kombëtar miratoi të enjten një rezolutë e cila do ta ndryshojë sistemin zgjedhor të Hong Kongut, duke lejuar Pekinin të sjellë në fuqi kandidatë të favorizuar prej tij.

Masat e reja zvogëlojnë numrin e ligjvënësve opozitarë dhe rrisin numrin e zyrtarëve që janë miqësorë me Kinën. Parlamenti i Hong Kongut do të zgjerohet nga 70 anëtarë në 90 anëtarë, të cilit do të vijnë përmes zgjedhjeve dhe nga Komiteti Zgjedhor, njoftoi Agjencia e Lajmeve kineze Xinhua.

117 vendet për Këshilltarët, që përbëhen kryesisht nga anëtarë të opozitës, do të hiqen. Ndryshimet e parashikuara në rezolutë parashohin gjithashtu ngritjen e një "komiteti të kualifikimit dhe rishikimit të kandidatëve" i cili në fakt, sipas medieve perëndimore, do të lejonte Pekinin të vinte veton ndaj kandidatëve të opozitës.

Hong Kongu prej kohësh është përfshirë nga protesta pro-demokracisë, edhe pse ndonjëherë të dhunshme, dhe që kanë pasur mbështetje masive nga populli.

Hong Kongu iu kthye Kinës nga kontrolli britanik që ishte, në vitin 1997, por sipas një marrëveshjeje me parimin "një vend, dy sisteme".