FBI publikon pamje të personit që vendosi bomba në qendrat e partive përpara bastisjes së Kongresit

Byroja Federale e Hetimit (FBI) në SHBA, publikoi pamjet dhe kërkoi ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi i cili dyshohet për vendosjen e bombave të llojit tub në selitë e Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike një natë përpara bastisjes së Kongresit më 6 janar.

Autoritetet përkatëse vazhdojnë hetimin lidhur me ngjarjen edhe pse kanë kaluar rreth 2 muaj nga bastisja historike e ndërtesës së Kongresit në SHBA.

FBI publikoi pamjet e personit i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen për vendosjen e bombave të llojit tub në selitë e partisë Republikane dhe Demokratike një natë përpara ngjarjeve.

Në pamje shihet se personi në fjalë ka shëtitur në afërsi të qendrave të partive natën e 5 janarit.

FBI u bëri thirrje qytetarëve, të cilët i shohin këto pamje, të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit.

Me 6 janar në SHBA, disa orë përpara bastisjes së Kongresit në selitë e Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike u gjetën bomba të llojit tub dhe më pas ndërtesat u evakuuan.