Akti terrorist në Francë, vrasja e profesorit për karikaturën e profetit, avokati: Akuzat e 13-vjeçares ishin gënjeshtra
Profesori francez, Samuel Pati, i vrarë në mënyrë makabre tetorin e shkuar, u ekzekutua për shkak të një gënjeshtre të ngritur nga një nxënësja e tij.
Këtë fakt e pohoi avokati i vajzës 13-vjeçare e cila tetorin e kaluar do e i tregonte policisë dhe babait se profesori i historisë gjatë një ore për lirinë e fjalës i kishte shfaqur asaj dhe klasës karikatura të profetit Muhamed, duke u thënë nxënësve myslimanë se mund të dilnin nga klasa nëse nuk i shikonin dot.
Pas fushatës në internet për shkarkimin e profesorit, të nxitur edhe nga babai i vajzës, 47-vjeçari do të ekzekutohej në rrugë duke iu prerë koka 10 ditë më vonë nga një emigrant çeçen 18-vjeçar.
Ndërsa krimi tronditi opinionin publik lokal dhe ndërkombëtar, faktikisht, mësohet se e gjithë historia u sajua nga vajza 13-vjeçare.
E reja ishte përjashtuar nga shkolla për shkak të mungesave dhe e krijoi ngjarjen me karikaturat që babai i saj të mos e mësonte faktin.
Nxënësit e tjerë i treguan më vonë hetuesve se ajo as nuk kishte qenë e pranishme në klasë kur ishte dhënë leksioni në fjalë me karikaturat.
Avokati i vajzës i tha gazetës franceze "Lë Parizien" se fajin për gjithë historinë e ka i ati i saj.
Ai ngriti në rrjetet sociale vorbullën me sajesa dhe akuza për islamofobi ndaj profesorit, të cilat ndikuan edhe te veprimet e vrasësit, që do të ekzekutohej vetë nga policia.
Babai 48-vjeçar po hetohet tani për bashkëpunim në vrasjen terroriste ndërsa vajza 13-vjeçarja akuzohet për shpifje.