Sot afati i fundit, partitë politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve

Partitë politike duhet të dorëzojnë ditën e sotme përpara mesnatës listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhje e përgjithshme të 25 prillit.

Listat do të dorëzohen pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjithsesi forcat politike deri më tani kanë bërë publike disa nga emrat kryesor që do të drejtojnë fushatën.

Lexo edhe: Nesër afati i fundit për listat, mesazhi i Kim: SHBA e qartë, kandidatët e pastër përgjegjësi e liderëve

Opozita e Bashkuar me 13 parti do të dalin me një listë të përbashkët që drejtohet nga Partia Demokratike, ndërkohë që LSI dhe PS janë me lista më vete.
Ditët e fundit përfshirja e figurave të reja në fushatat elektorale ka qenë tema kryesore e diskutimeve.

Numri i kandidatëve që duhet të sjellin partitë së bashku me numrin e mandateve:

Berat 9 - 7 mandate

Dibër 6 - 5 mandate

Durrës 15 - 14 mandate

Elbasan 15 - 14 mandate

Gjirokastër 6 - 4 mandate

Fier 18 - 16 mandate

Korçë 12 - 11 mandate

Kukës 3 - 3 mandate

Lezhë 9 - 7 mandate

Shkodër 12 - 11 mandate

Tiranë 36 - 36 mandate

Vlorë 12 - 12 mandate

Lexo edhe: Zgjedhjet e 25 prillit, Jozefina Topalli dorëzon listat e kandidatëve