Berat/ Zjarri përpin banesën: Vdesin babë e bir, 61 vjeçari ishte i paralizuar

Babë e bir u dogjën bashkë në banesën ku jetonin në lagjen Muzakaj në Berat.

Jovan dhe  Mateo Vangjeli, përkatësisht 61 dhe 36 vjeç, mbetën viktima të flakëve që përfshinë rreth mesnatës shtëpinë ku jetonin në lagjen Muzakaj.

Fillimisht u gjet trupi i pajetë i 61 vjeçari e pas më shumë se 12 orë kërkimesh nën gërmadha u gjet edhe i riu.

Jovan Vangjeli ishte i paralizuar, ndërsa trupi i 36 vjeçarit sipas burimeve u gjet pranë një dere, nga ku dyshohet se ka tentuar tu shpëtojë flakëve.

Më herët u dyshua se bashkë me ta në banesë mund të ishte edhe një shok i të riut, por autoritetet kanë konfirmuar se ai ishte larguar prej aty.

Zjarri nisi rreth mesnate në banesën e 61 vjeçarit Vangjeli dhe më pas është përhapur edhe në dy shtëpi të tjera aty pranë dhe një apartament në katin e tretë të një pallati ngjitur.

Shkaqet e tragjedisë janë ende të paqarta, ndërsa familjarët e viktimës dyshojnë se zjarri mund të ketë nisur nga një rezistencë me të cilën ata ngroheshin.

“Kishin një rezistencë që gatuanin dhe them ndoshta nga ajo.”

Forcat zjarrfikëse ndërkohë vijojnë kërkimet nën gërmadhat që ka lënë pas zjarri.

Ekspertët zjarrfikës kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e tragjedisë.

Lexo edhe: “Dimë që kanë vdekur 3 vetë” dëshmia e vëllait dhe kunatës së viktimave në Berat: Në fillim nuk e besuam…

https://youtu.be/Bk1LDJhF-ZI