Nesër afati i fundit për listat, mesazhi i Kim: SHBA e qartë, kandidatët e pastër përgjegjësi e liderëve

Teksa nesër, deri në mesnatë, partite politike kanëa fatin e fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, lëshon mesazhin e rradhës.

Në një mesazh publik, drejtuar partive politike në Shqipëri, diplomatja amerikane i kërkon liderëve që në lista të përfshijnë figura të pastra.

Lexo edhe: Drejtuesit politik në zonën e riskut, Rama ftesë Leli, tërhiqet Hysi, Bare, Vorpsi e Lala, futet Çomo e Bozo

 Yuri Kim: “Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. SHBA ka qenë jashtëzakonisht e qartë në lidhje me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër, duke përfshirë në lidhje me ligjet shqiptare dhe emërtimet nga Sekretar i Shtetit (referuar personave të futur në listën e zezë).

Shqiptarët më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë nëse udhëheqësit shqiptarë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse ata janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin vendime të vështira të nevojshme për një të ardhme më demokratike për shqiptarët.

Ne presim që krerët e partive të demonstrojnë lidershipin e vërtetë. Ne do t’i bëjmë përgjegjës drejtuesit e partive. Ne gjithashtu do të mbështesim fuqimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, e cila është një detyrë që duhet të ndërmerret para së gjithash në emër të votuesve shqiptarë”.

Kim ka qenë tejet aktive javët e fundit me deklaratat e saj drejtuar politikës në Tiranë, ku ka kërkuar jo pak herë persona me integritet në listat e zgjedhjeve të 25 Prillit. Mes tyre ka qenë edhe deputeti Tom Doshi, i cili pavarësisht mesazheve të ambasadores amerikane u regjistrua në KQZ.

Lexo edhe: Kim rikujton shpalljen “non grata” të Tom Doshit: Shqiptarët meritojnë më shumë

Vendi Lajme yuri kim Politikë Lajmi i fundit zgjedhje Aktualitet 25 prill mesazhi listat e deputetëve partitë politike

EMISIONET