Ekstradohet nga SHBA Freddy Gallina, vrasësi i "Cosa Nostra"

Ferdinando Gallina, i njohur si Freddy, i lindur në 1977, person që mban mbi shpinë nga urdhra “arresti me burg” dhe i mbajtur përgjegjës për tre vrasje të porositura nga "Cosa Nostra", kthehet në Itali pas një beteje ekstradimi që zgjati gati 5 vjet.

 Gallina është një njeri i nderit i familjes mafioze Carini dhe një vrasës mafioz, i konsideruar si krahu i djathtë për Siçilinë perëndimore, dhe në veçanti për provincën e Palermos.

Ai mbërriti sot në aeroportin ndërkombëtar të Romës “Fiumicino” nga autoritetet policore të Shteteve të Bashkuara.

Historia kriminale e Gallina-s

Gallina u arrestua për herë të parë në 2008 si pjesë e hetimit "Addio Pizzo" të njësisë hetimore të komandës provinciale të karabinierëve të Palermos.

Pas një periudhe paraburgimi, në fund të vitit 2014, ai u lirua nga burgu dhe iu nënshtrua masës parandaluese të mbikëqyrjes speciale me detyrimin për të qëndruar në komunën e Carini (Palermo), nga e cila ishte larguar në janar 2016 duke u bërë i pagjurmueshëm.

Gjurmët e burrit, të ndjekur nga hetuesit e karabinierëve, çuan në Shtetet e Bashkuara ku kishte hyrë me dokumente false nga Kanadaja.

Ndërkohë, në Itali, gjyqtari hetues i Palermos lëshoi ​​kundër të arratisurit tre urdhra të tjerë të dënimit në burg si përgjegjës për tre vrasje të kryera në emër të "Cosa Nostra", në vitet 1999-2000.

Lufta ligjore

Në 2017, Ministria Italiane e Drejtësisë, e informuar nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor për gjurmimin e Gallina në New York, kërkoi ekstradimin e tij në lidhje me urdhrin e parë të paraburgimit dhe më pas ka integruar kërkesën për arrestim edhe për dy vrasjet e tjera.

Gallina përdori një mbrojtje teknike të nivelit shumë të lartë që përdorte çdo instrument ligjor të parashikuar nga legjislacioni Amerikan për të parandaluar kthimin në Itali.

Misioni i Morra-s

Në janar 2020, presidenti i Komisionit Parlamentar Anti-Mafia, Nicola Morra, i cili ishte në një mision në New York dhe Washington, gjithashtu iu drejtua çështjes Gallina me autoritetet më të larta lokale të SHBA duke përfshirë Ministrin e Drejtësisë, drejtorët e Dea dhe Fbi, dy avokatët e rrethit të New York (Manhatan dhe Brooklyn) dhe drejtues të ndryshëm të agjencive të KB që merren me bashkëpunimin ndërkombëtar në çështjet penale.

Si erdhi ekstradimi

Stafi i SCIP fluturoi në Nju Jork javën e kaluar për të bërë të mundur ekstradimin e Gallina, duke mbyllur kështu një punë pesë-vjeçare, me një ekspert italian të sigurisë në New York i cili në terren, së bashku me FBI, ndoqi nga afër të gjitha zhvillimet gjyqësore dhe hetimore.

/a.r,OraNews