Sekuestrohen mijëra doza false të vaksinave kundër Covid, 80 të arrestuar

Policia në Kinë dhe Afrikën e Jugut ka kapur mijëra doza të rreme te vaksinave Covid-19.

Organizata globale e Interpolit tha se konfiskimet ishin vetëm "maja e ajsbergut" në krimin e lidhur me vaksinat.

Interpoli me bazë në Lyon tha se ishin gjetur rreth 400 shishe, ë janë ekuivalente me 2400 doza në një depo në Germiston, ku oficerët gjetën gjithashtu maska të rreme .

Në Kinë policia identifikoi me sukses një rrjet që shiste vaksina të falsifikuara Covid-19.

Ata kontrolluan vendet e prodhimit dhe arrestuan 80 të dyshuar.

Interpol përmes një njoftimi në fillim të këtij viti paralajmëroi forcat e policisë në  të gjithë botën që të përgatiten për krimet e organizuara në synojnë vaksinat Covid-19, si fizikisht ashtu edhe në internet.