Mori përpara me fugon dhjetëra këmbësorë, dënohet për 26 akuza i riu autik

Një kanadez që vrau 10 persona duke i marrë përpara me fugon në Toronto të Kanadasë në 2018, është shpallur fajtor i 26 akuzave që rëndonin mbi të.

Alek Minassian e kishte pranuar sulmin, por avokatët e tij argumentuan se ai nuk ishte penalisht përgjegjës për shkak të çrregullimeve të spektrit të autizmit.

Gjykatësja e çështjes e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë se sulmi është kryer me mendje plotësisht të arsyeshme.

Minassian u përball me 10 akuza për vrasje dhe 16 akuza për vrasje në tentativë.

Minassian mori me qira fugonin rreth tre javë para se ta përdorte atë në një rrugë kryesore të Torontos për krimet e kryera. Ai u tha hetuesve se kishte vendosur të vriste sa më shumë njerëz që të ishte e mundur dhe se ai mori frymëzim nga grupet kryesisht online të burrave të rinj që fajësojnë mungesën e tyre të aktivitetit seksual tek gratë.

I pyetur nga hetuesit se si ndihej për dëmin që kishte shkaktuar, sulmuesi u përgjigj: "Ndjehem sikur e përmbusha misionin tim".

Dëshmitarët përshkruan duke parë një fugon të bardhë që hipi në trotuar në rrugën e Torontos, Yonge Street, më 23 prill 2018. Viktimat e sulmit varionin nga mosha 22 deri 94.