Fatalitet në det, 17-vjeçari humb jetën nga pickimi i kandilit

Një adoleshent ka humbur jetën pasi u pickua nga kandili i detit teksa ishte duke notuar në një plazh të Queensland.

Vdekja e 17-vjeçarit shkaktoi një tronditje të madhe në qytetarët pasi ishte rasti i parë  që është regjistruar që nga viti 2006.

Kandili i detit australian  i quajtur kështu për formën e tij  konsiderohet të jetë kafsha detare më helmuese.

Ajo ka tentakula me gjemba të gjata të cilat janë të mbuluara me xhepa të helmit. Kur injektohet në njerëz ose kafshë, kjo mund të çojë në paralizë, arrest kardiak dhe vdekje.