Lirohet moderatori Meriton Mjekiqi, avokati i tij tregon pse u arrestua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2021, 10:33
Moderatori i emisionit “Gjoni Black”, Meriton Mjekiqi, mbrëmjen e djeshme (2 mars) është arrestuar në Prishtinë.
Ai është arrestuar për shkak të një konflikti, që ndodhi në lagjen “Arbëria (Dragodan)” të Prishtinës, shumë pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë.
Pas procesit të marrjes në pyetje, Mjekiqi është lënë i lirë dhe këtë lajm e ka dhënë vetë avokati i tij Asdren Hoxha.
