Nga ngritja e dollisë 100 herë deri te kërcitja e gishtave, 10 veprime të pasjellshme që i bëni pa vetëdije
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2021, 11:02
Mendoni se jeni të sjellshëm dhe të edukuar? Mbase nuk do mendoni njësoj pasi të lexoni këtë artikull. Pa vetëdije ne shpesh e shkelim etikën me veprimet që bëjmë dhe disa prej tyre i anashkaloni lehtësisht. Nga dollitë tek duart në xhepa ju prezantojmë me thyerjet e etikës që bëni.
Më tej po ua rendisim:
Kur ngrihen dolli thoni ‘gëzuar’ 100 herë…
Thoni ‘kënaqësi që ju njoha’ kur prezantoni veten…
Lëpirja e lugës pasi trazoni sheqerin në kafe…
Kërcisni gishtat…
Vendosni telefonin mbi tavolinë kur hani mëngjes, drekoni ose darkoni…
Flisni me zë të lartë…
Shkoni duarbosh në shtëpinë e dikujt që ju ka ftuar…
Lagni gishtat me gjuhë për të ndërruar fletët…
I hyni kontrollit të gjërave të të tjerëve sa herë keni mundësi…
Mbani duart në xhepa…