Sanremo rekord shikusheshmërie, ja çfarë supriza do të ketë nata e dytë

Pavarësisht sallës bosh pa spektatorë e rregullave strikte antiCovid, nata e parë e Festivalit të Muzikës Italiane Sanremo 2021 ka konfirmuar një rekord telespektatorësh me 11 milionë e 176 mijë persona gjatë pjesës së parë të tij, e me një share prej 46.4% të numrit të përgjithshëm.

Mesatarisht gjatë gjithë mbrëmjes që zgjati rreth 5 orë, janë regjistruar rreth 8 milionë e 363 mijë telespektatorë që përmes kanaleve RAI kanë ndjekur këtë event muzikor.

Edhe pse janë të dhëna pak të më ulëta se një vit më parë, drejtori artistik i tij, njëherësh prezantues, Amadeus, e ka konsideruar një sukses duke mos harruar situatën e vështirë të cilën po kalon vendi.

Edicioni i sivjetshëm i Sanremo 2021 konfirmohet Festivali më social e më dixhital i të gjitha kohërave me një numër të lartë e në rritje të rinjve që apasionohen pas këtij eventi.

 63 % e ndjekësve të kësaj nate të parë kanë qënë në moshën  15-24 vjeç e mbi 4 milionë është numri i ndër reagimeve përmes rrjeteve sociale mbi këtë event.

Nata e parë rezervoi momente emocionuese me praninë në skenë të infermieres simbol të luftës kundër Covid, Alessia Bonaro, e cila pas një pune prej 15 orësh në një repart Covid në Milano, publikoj një foto në profilin e saj në istagram, me fytyrën gati të gjakosur nga maska në fytyrë, foto që bëri xhiron e botës.

Një shpërthim muzikor solli në skenë këngëtarja Lorendana Berte e cila festoj këtë natë karrierën e jashtëzakonshme muzikore në këtë 70 vjetor të lindjes. Ajo performoj me një palë këpucë të kuqe pranë saj për të kujtuar gratë viktima nga fenimeni i feminicidos e që prej fillim vitit 2021 janë të shutma e mes të cilëva dhe Luljeta, një grua shqitpare 47 vjeçare e vrarë nga bashkëshorti i saj.

Në natën e parë të këtij eventi performuan në skenë 13 këngëtarë të kategorisë Kampioni e 4 këngëtarë të rinj.

Tre juritë, ajo e gazetarëve, televoto e juria demoskopike, zgjodhën të vazhdojnë garën muzikore dy prej propozimeve të këngëve të reja Gaudiano e Folcast, ndërsa klasifikimi provizor i 13 kampionëve në garë renditi në vend të parë këngëtaren Annalisa.

Po çfarë suprizash do të ketë nata e dytë e Sanremo 2021?

Në natën e dytë të këtij Festivali do të garojnë 13 këngëtarë të tjerë të kategorisë kampion e 4 këngëtarë të rinj. Mes këngëtarëve kampionë do të performoj sot dhe kantautori shqiptar Ermal Meta, Kënga e tij me titullin "Një milionë gjëra për të të thënë" i dedikohet ndjenjës më sublime njerëzore, dashurisë.

E ftuar speciale do të jetë këngëtarja Laura Pausini e cila sapo ka fituar Golden Globe me këngën e saj "Io si" e zgjedhur si kënga më e mirë.

Të ftuar të tjerë do të jenë dhe grupi "Il volo" me një dedikim special për kompozitorin e njohur italian Ennio Morricone, i larguar nga jeta pak muaj më parë.

Këngatarë të njohur si Gigliola Cinquetti, Fausto Leali, Gigi D'Alessio e Umberto Tozzi do të sjellin në këtë natë të dytë emocionet e muzikës më të mirë italiane ndër vite.

Në krah të Amadeus e Fiorello do të mungoj sonte futbollisti i Milanot Zlatan Ibrahimovic, i impenjuar me skuadrën e tij të Milanit në një ndjeshje të kampionatit. Por sipas Amadeus, nuk do të mungojnë supriza e një lidhje me të gjatë mbrëmjes.

Primadona, bashkëprezantuesja e kësaj nate të dytë , në krah të Amadeus do të jetë këngëtarja Elodie.

"Jam e emocionuar në këtë rol jo si këngëtare në Sanremo", tha ajo gjatë konferencës për shtyp.

"Do të sjell Elodie e moshës 12 vjecare, atë argëtuesen që ju nuk e keni njohur më parë."

Nuk do të mungoj në këtë natë të dytë dhe perfomanca e këngëtarit Achile Lauro, një artist që me trupin e tij transformon një vepër arti në një mesazh social.

Këngëtarja e parë që do të perfomoj në garën e sotme do të jetë Orietta Berti, ndërsa nga të rinjtë Ërongyou.