Eurovizion "thyen" Covid-in, Festivali Europian i Këngës këtë vit live nga Roterdami
Artistë nga 41 vende do të interpetojnë drejtpërdrejt në Konkursin e Këngës Eurovision në muajin maj në Hollandë.
Ndryshe nga viti I kaluar kur ngjarja u anullua për shkak të pandemisë së koronavirusit, organizatorët thanë se ishte e nevojshme që pjesëmarrësit të udhëtonin në Roterdam.
"Ky nuk është një udhëtim për pushime, është një punë që duhet bërë", tha mbikëqyrësi ekzekutiv Martin Osterdahl, duke shtuar se janë duke planifukuar gjithçka në detaje.
Ende nuk ështe vendosur nëse një audience do të ndjekë ngjarjen drejtpërdrejt, por organizatorët shpresojnë për një "konkurs sa më të zakonshëm të këngës".
"Shpresojmë se do të kemi pak audiencë, kjo bën një ndryshim të madh në atmosferën e transmetimit, nëse kemi disa njerëz të pranishëm,” shtoi Osterdahl.
Megjithatë delegacionet do të jenë më të vogla se zakonisht - të kufizuar në 20 vetë, nga një mesatare prej 38 - ndërsa masat e shëndetit dhe sigurisë do të jenë "të rrepta".
Garuesve u është kërkuar më parë të regjistrojnë një interpretim përpara konkursit. Materialet do të përdoren në rastet kur artistët nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë për shkak të pandemisë. Fituesi I vitit 2019 ishte këngëtari hollandez, Duncan Laurence me këngën “Arcade”.