"Maskat nuk janë më të detyrueshme", Vendi fillon të marrë "frymë lirshëm"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2021, 09:47
Guvernatori i Teksasit ka lehtësuar masat anti-Covidduke lejuar bizneset të rihapen me kapacitet të plotë që nga java e ardhshme dhe duke u thënë banorëve se maskat nuk janë më të detyrueshme.
Ky vendim i marrë nga guvernatori Greg Abbott ka ardhur pas uljes së numrit të rasteve së të infektuarëve javëve të fundit.
"Tani është koha për të hapur Teksasin 100%"- tha ai.
Sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve Reuters, rreth 68,240 raste të reja janë raportuar mesatarisht çdo ditë këtë javë, ose sa 27% e kulmit mesatar ditor të raportuar më 7 janar. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 28,681,793 infeksione dhe 513,721 vdekje të lidhura me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.