E rëndë/ Fuoristrada përplaset me kamionin, 15 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2021, 09:28
Një aksident i rëndë ka ndodhur afër kufitirit SHBA-Meksikë në KAliforni ku kanë humbur jetën 15 persona.
Sipas një deklarate të policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit të ditës së martë (2 mars) rreth 10 milje në veri të kufirit amerikano-meksikan në qytetin Calexico dhe rreth 100 milje në lindje të San Diegos.
Nga informacionet e publikuara bëhet e ditur se 27 persona ndodheshin në fuoristradë kur ai goditi një kamion të mbushur me zhavor në autostradë.