Aurela Basha "gocë Instagrami", set me fotografin e njohur

Bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha,  Aurela Basha është gjithnjë e më shumë aktive në rrjetet sociale.

Për të treguar se e ka marrë seriozisht Instagramin, Aurela ka bërë edhe një set fotografik me fotografin e njohur Endrit Mërtiri, një pjesë nga e cila e ka shpërndarë edhe me ndjekësit e saj.

Në një kohë kur bashkëshorti i saj po synon postin e kryeministrit, zonja Basha duket se po i jep një dorë përmes PR-it në rrjetet sociale.