"Kiss prej neve" Gjykata vendosi “arrest me burg” për të, reagon Fjolla Morina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2021, 07:48
Ndërkohë që Fjolla Morina ndodhet në arrati, Gjykata e Kukësit ndryshoi ditën e djeshme (1 mars) masën e sigurisë ndaj saj.
Në mungesë të këngëtares, gjykata vendosi ta ndryshonte masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”.
Ky vendim u mor, pasi këngëtarja vendosi të braktiste shtëpinë në Kukës ku duhej të kalonte izolimin dhe u arratis në drejtim të paditur.
Ndërkohë pasi ky lajm bëri xhiron e mediave ditën e sotme, duket se Fjolla Morina nuk është shqetësuar aspak.
Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka publikuar disa video në të cilat shfaqet përkrah një mikeshe dhe partnerit të saj, Fisnik Syla. Nga pamjet e publikuara këngëtarja duket shumë e qetë, teksa vazhdon të shijojë jetën e saj në arrati.

