Vajzë apo djalë? Aktorja e njohur shtatzënë për herë të tretë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2021, 14:16
Aktorja Gal Gadot, e famshme për rolin e saj si “Wonder Woman” është në pritje të ëmbël dhe po pret bebushin numër tre.
Ka qenë ajo vetë që e ka dhënë këtë lajm të bukur në rrjetet sociale. Aktorja ka postuar një foto teksa ka pozuar krah bashkëshortit dhe dy vajzave të saj.
Të gjithë kishin vendosur dorën mbi barkun e rrumbullakosur të aktores dhe dukeshin tepër të lumtur, ndërsa ndjekësit janë bërë kuriozë për gjininë e bebushit.
“Ja ku ja nisëm sërish”- shkroi aktorja krahas postimit