Eurovizion: Anxhela Peristeri publikon videoklipin e 'Karma'
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2021, 08:50
Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin e këtij viti me këngën fituese të festivalit "Karma".
Këngëtarja së fundmi ka publikuar dhe klipin zyrtar të këngës , të cilën zgjodhi ta prezantojë duke ruajtur versionin origjinal në gjuhën shqipe.
Ajo çfarë na tërhoqi vëmendje ishte pamja e Anxhelës për të cilën ishte kujdesur deri në detajin më të vogël.
E veshur me dy fustane një të kuq dhe të bardhë, Perister duket e mrekullueshme.
Eurovizioni do të rikthehet në maj pavarësisht nga pandemia, por sigurisht duke iu përshtatur kushteve të reja.