Ndodh edhe kjo, autoambulanca kapet duke transportuar 30 kg marijuanë

Policia italiane ka prangosur dy persona ndërsa transportonin 30 kg marijuanë me një autoambulancë.

Mjeti kishte mbërritur me traget në portin e Mesinas në Siçili nga Villa San Giovanni.

Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të mjeteve që bëhen nga autoritetet, pasi qeni antidrogë kishte sinjalizuar për substanca të paligjshme në mjet.

Të arrestuarit janë 39-vjeçari Francesco Minissale dhe 45-vjeçari Gregorio Fiumara.

Mbi ta rëndon akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike.