Rashiti për ish-kryespiunin: U dënua ai që konsiderohej i paprekshëm dhe në qeverisjen Zaev
Në Maqedoninë e Veriut u shënuan sot dy ngjarje të rëndësishme. Një protestë, që përfundoi edhe në dhunë, kundër verdiktit për rastin "Monstra" dhe nga ana tjetër dënimi me burg i atij që konsiderohej si i paprekshëm në Maqedoni, ish-kryespiunit Sasho Mijalkov.
Nazim Rashiti, gazetar i Alsat në Maqedoni, në një lidhje nga Shkupi për Rtv Ora thotë se të dy këto zhvillime kanë një lidhje me njëra-tjetrën.
"U vranë pranë liqenit në Shkup katër të rinj dhe një person i moshuar. Arsyeja pse Monstra lidhet me Mijalkov është se për shkak se qeveriaj atëherë ishte problematike, hetimet që po bëheshin nuk ishin të besueshme. Shumica e njerëzve nuk e dinin nëse ata persona që u akuzuan ishin të fajshëm apo jo. Misteri vazhdoi gjithë kësaj kohe. Zaev dhe zyrtarët e lartë të partisë së tij kur publikonin përgjimet sekrete sugjeruan që ky rast do të zbulohej. Gjykata në Shkup dënuan tre persona me burgim të përjetshëm dhe të tjerët me 15 dhe 9 vjet burg. Kjo shkakton zemërimin se nuk u zbulua asgjë, ngjalli dyshimin se politika po keqpërdor ngjarjet me ngarkesë të madhe emocionale për qëllimet e veta. Motive e vrasjes nuk dihen, gjykata nuk arriti të shpjegojë. Për shkak të këtij zemërimi sot kishim protesta.Protesta mbaroi, ka zemërim pse nuk u lejua të protestohej deri para qeverisë. Por rruga ku kalonte protesta do të ishte para gjykatës, aty ku u dënua Sasho Mijalkov që konsiderohej nga njerëzit më të paprekshëm në Maqedoninë e Veriut".
Gazetari thotë se historia e Mijalkov është si histori filmash
"Në kohën e kryeministrit Gruevski ishte një nga njerëzit më të fuqishëm, kontrollonte shërbimet sekrete në mënyrë që të përgjojë të gjithë Maqedoninë e Veriut, edhe zyrtarët e vet, anëtarët e partisë, ministrat dhe kur u zbuluan nga përgjimet,u kuptua sa i thellë ishte ndikimi i këtij personi apo regjimit të caktuar që ndërhynte në drejtësi dhe të gjitha fushat e jetës. Ky person sot u dënua por u dënua disa ditë pas një drame tjetër. Iki dy ditë, u fsheh. Skena filmi dhe serialesh. Ndodhi një dënim i një personi që konsiderohej për shumë vite i paprekshëm. Madje edhe gjatë qeverisjes së Zoran Zaev".