Maqedonia merr dërgesën e dytë të vaksinave Pfizer nga Serbia

Maqedonia ka marrë dërgesën e dytë të vaksinave Pfizer nga Serbia.

Ka qenë vetë ministri i Shëndetësisë në Maqedoni Venko Filipçe që ka mirëpritur ngarkesën në vendkalimin kufitar “Tabanoc” .

Filipçe së bashku me homologun e tij serb Zllatibor Llonqar është angazhuar që personalisht të shkarkojë-ngarkojë vaksinat.

Autoritetet serbe vaksinat deri në “Tabanoc “i transportuan me makinë të thjeshtë. Dërgesa e parë me 4680 doza të vaksinave Pfizer nga Serbia kishte arritur në vendin më 14 shkurt.