70 mijë euro dhe tre ora të shtrenjtë, futbollisti shqiptar bie pre e "skifterëve"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2021, 17:35
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Rey Manaj bie pre e hajdutëve.
Banesa e futbollistit lushnjar, i cili dje shënoi dy gola me fanellën e Barcelona B, është grabitur nga një grup hajdutësh.
Edhe pse mediat në Spanjë nuk kanë raportuar asgjë rreth ngjarjes, ka qenë menaxheri i VIP-ave në Shqipëri, Xhani Demika, ai që ka zbuluar gjithçka përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas tij, Manajt i janë vjedhur 70 mijë euro cash edhe tre ora të shtrenjta.

Ndërkohë vetë Manaj nuk ka reaguar ende.