‘Do bëhesha nuse 22-vjeç’, Margaret Shllaku tregon si u shkatërrua martesa

Bukuroshja Margaret Shllaku, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, ku rrëfeu për moderatoren Ester Bylyku, se si ndryshoi jeta e saj sa hap e mbyll sytë.

Fotomodelja më e mire në botë thotë: Kam patur një lidhje 2 vjeçare, e cila nisi kur unë isha 20 vjeç. Ajo do të përfundonte në martesë, por ishte vendimi im që të ndaheshim, sepse nuk e shihja dot veten time ashtu.

Ai kërkonte nga unë të mos ndiqja pasionin tim për modelingun, dhe thjesht të qëndroja në shtëpi të isha gruaja e tij, dhe të merresha me bizneset e tij. Kur u ndava, mbështetjen më të madhe e mora nga familja, e sidomos nga nëna ime. Por ishte një ndarje dramatike, e cila vazhdoi për 3 muaj.