"Mall të të përqafoj bir", Stresi paralajmëron ata që po e mbajnë larg familjes: Ditën që do kthehem kuku për ju..
Prej disa muajsh Stresi është në arrati pasi policia e shpalli në kërkim për shkak të organizimit të protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë.
Menjëherë Stresi u detyrua që të merrte masa duke udhëtuar shumë larg Shqipërisë.
Ajo që e ndjen më shumë mungesën e reperit, pa diskutim që është e ëma e cila herë pas here i dërgon mesazhe inkurajuese atij.
Së fundmi reperi ka ndarë një bisedë shumë prekëse që ka bërë me të ëmën në rrjete sociale. Ajo i thotë se e ka amrrë shumë malli sepse nuk mund ta shikojë.
“O Zhak jam mërzit për ty! Më ka marrë malli shumë me të përqafue. Kam merak për ty shumë, kur ishe këtu nuk kisha frikë për asgjë se të kisha afër. Vetëm lutem papushim për ty. Të përqafoj fort”- i shkruan nëna Stresit.
“Unë jam shumë mirë mam dhe mu më merr malli për nanën teme po ja do vi shpejt. Të përqafoj”- ja kthen ai.
Krah këtyre mesazheve Stresi bën dhe një paralajmërim për të gjithë: Vetëm një gjë di t’ju them: Jam larg familjes shkaku i padrejtësive, por ditën që do kthehem ne i themi ndryshe kuku për ju.
