Shën Valentin në karantinë, ja si të festoni me partnerin tuaj pas orës policore
Pandemia tashmë është kthyer në një problem për të gjithë botën. Shtimi i rasteve së të infektuarve ka detyruar qeveritë e vendeve përkatëse të shtrëngojnë masat. Vetëm dy ditë më parë në vendin tonë u vendos ora e re policore 20:00- 06:00 dhe ky Shën Valentin për çiftet do të jetë ndryshe nga vitet e tjera.
Më parë partneri juaj dhe ju festonit deri në orët e vona të natës në disko, restorante apo bare këtë vit do të detyroheni të kaloni një mbrëmje romantike në shtëpinë tuaj.
Dhe për ta bërë sa më të bukur atë natë ju ftojmë të ndiqni disa nga këshillat tona:
Epo ajo që të gjitha çiftet do bëjnë është një darkë në shtëpi.
Përpiquni të bëni ambientin ndryshe nga e zakonshmja, mjaftojnë pak gjera, disa qirinj të ndezur dhe lule.
Vishni diçka tërheqëse për sytë e partnerit tuaj, ne këshillojmë ngjyrën e kuqe epo në fund të fundit ashtu si është dhe shprehja "Ngjyra e kuqe çmend dhe demin".
Zgjidhni me kujdes se çfarë ushqime do përgatisni pasi dashuria vjen nga stomaku. Ushqim afrozidiak dhe një verë e mirë do të bëjnë natën tuaj më të zjarrtë.
Dhe këshilla jonë e fundit bëni mirë që të dërgoni fëmijët tuaj nga gjyshërit, kështu do të shijoni një natë vetëm për veten tuaj.